Të mbjellat drejt kalbëzimit/ Qindra hektar tokë në Lushnje nën ‘pushtetin’ e ujit

03/02/2021 14:14

Me qindra hektar tokë janë nën pushtetin e ujin në zonën e Tërbufit në Lushnje .

Siç duket dhe nga pamjet me dron sipërfaqe të tëra të mbjella me grurë ,misër, jonxhë etj prej tre ditësh janë të mbuluara nga uji i shiut që ka rënë ditët e fundit.

Kanalet kryesore dhe dytësore janë të tejmbushur duke u përhapur në tokat bujqësore. Edhe pse hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë uji vazhdon të jetë me shumicë në këtë zonë. Sipas fermerëve kjo situatë ka ndodhur pasi reshjet e shiut kanë qenë të shumta dhe sado të punojnë hidrovoret nuk arrijnë të tërheqin sasinë e madhe të ujit që ka pushtuar të mbjellat.

Fermerët i tremben qëndrimit të gjatë të mbjellave nën ujë pasi shumë shpejt bimët do të kalben dhe nuk do të arrijnë dot  të marrin rendimentin e duhur.

Zona e Tërbufit është një nga zonat me sipërfaqe më të madhe të të mbjellave në rrethin e Lushnjes. Edhe pse çdo vite janë kryer investime  nuk arriti që ketë vite t’i shpëtoje përmbytjes. Problem në këtë zonë janë mospastrimi dhe nga ana e fermerëve e kanaleve pranë tokave të tyre duke bërë që uji të mos qarkullojë por të mbetet në toka. Për ketë fermerët janë të vetëdijshëm por për të pastruar këto vija kërkojnë dhe ndihmën e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA