Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit.
Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve.
Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny.
Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht.
Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar vendimin e gjykatës, duke kërkuar që udhëheqësi i opozitës ruse të lirohet menjëherë.
Top Channel