Dajçi dhe liqeni i Shkodrës vazhdojnë të kenë nivelin e ujit mbi kuotën maksimale.
Sipas matjeve të orës 14:00, hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 metra nga 6.30 metra që është kuota maksimale.
Po ashtu, hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.87 metra nga 8.70 metra të maksimales.
Në fshatin Obot ka prezencë të ujit në oborret e shtëpive deri në 60 centimetra.
Rruga e Gorricës vazhdon të jetë e përmbytur.
Në njësinë e Dajçit, 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan janë nën ujë.
Në fshatin Ganjollë, pranë Malit të Vukatanit, banorët janë të shqetësuar pasi prurjet e lumit Drin vazhdojnë të gërryejnë tokat bujqësore.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 03.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.13 m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 3765 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Sera 3 Ha
Në fshatin Oblikë, në vazhdimësi të shpërndarjes së ditës së djeshme të 7 ton koncentrat, sot ka filluar shpërndarja edhe i 7 ton koncentrat, të realizuara nga fondet e Bashkisë Shkodër.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 310 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
Grurë 95 HaBimë dekorative 85 Ha
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Ka prezencë uji 30 cm në rrugën Belaj- Pentar.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.
Në fshatin Darragjat ka filluar procesi i shpërndarjes për 31 ton koncentrat, të realizuara nga fondet e Bashkisë Shkodër.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Te pakultivuara 50 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 250 Ha
Grurë 20 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 135 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
Pemtore 5 Ha
Top Channel