350 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut pas 2.291 testimeve.

Prej rasteve të reja 180 janë në Shkup, 24 Kavadar, Veles 19, Kumanovë dhe Tetovë me nga 13, 12 në Ohër, 8 Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë 7, Prilepi, Strugë, koçani, Negotinë dhe Radovish me nga 6 raste, Shtip dhe Demir Kapi me nga 5, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë me nga 3, Manastir, Berovë dhe Demir Hisar me nga 1 dhe Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë me nga 1 rast.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 266 pacientë ku 152 janë nga Shkupi. Kanë humbur jetën 20 pacientë prej të cilëve 12 janë nga Shkupi, dy nga Struga, dhe nga një nga Vinica, Strumica, Kavadari, Krusheva, Probishipi dhe Radovishi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 91.510 raste me koronavirus, ku prej tyre 72.786 pacientë janë shëruar dhe 2.893 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 7.831.

Top Channel