“Majlinda, këtu po më marrin shpirtin…”/ I morën zemrën 33-vjeçarit shqiptar, ky është spitali në Barcelonë: I bëmë një injeksion…

03/02/2021 15:42

Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë, por në Tiranë mbërriti pa zemër. Mësohet se Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij dhe kishte shkuar në spitalin Hospital Del Mar, Barcelonë Spanjë për tu kontrolluar për covid-19.

Në deklarimin e saj Majinda Sula ka shpjeguar se i ndjeri vëllai i saj ka ndërruar jetë në Hospital Del Mar, Barcelonë Spanjë ndërsa këto të fundit nuk i kanë shpjeguar se nga se ka ardhur.

Herën e fundit që 33-vjeçari ka shkuar ne Spanjë, ka qene në muajin shkurt të vitit 2020, gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. Por sipas asaj që ka deklaruar Majlinda, vëllai i saj i ishte ankuar dhe i kishte kërkuar që ta lënë të largohet nga spitali.

Saimiri: “Majlinda këtu po me marrin shpirtit, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes”

Majlinda: Ok i them po vij aty, për pak minuta”.

Pas kësaj bisede me vëllanë, sipas shpjegimeve të saj ajo është nisur menjëherë për në spital dhe ju kërkon të nxjerrin vëllanë nga spitali, pasi sëmundja e tij është se ai ka alucinacione, edhe ka shumë frike nga njerëzit.

Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar.  Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore ku shkruhet “i bëmë një ampul haloperidol dhe i pushoj zemra në pak sekonda, nuk dimë arsyen pse”.

Motra thekson faktin se nga ana e saj dhe e familjarëve te tyre, nuk është bërë në mënyrë kategorike, ndonjë dhurim “zemre”, apo të jetë dhënë ndonjë autorizim për marrjen e organeve të të ndjerit vëllait të saj.

Lidhur me këtë çështje, prokuroria shqiptare i ka nisur një letërporosinë autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA