Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim.
Kështu, është arrestuar shtetasi E. Q., 44 vjeç, të cilin gjykata e ka dënuar me 2 vite burg për vjedhje, si dhe u arrestuan shtetasit Ë. H., 24 vjeç dhe A. P., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar automjetet pa lejen përkatëse.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Arrestohen në flagrancë edhe 2 drejtues mjetesh.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Q., 44 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Ë. H., 24 vjeç dhe A. P., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel