Zhgënjim dhe alarm kane shkaktuar ne Greqi statistikat e publikuara nga OKB për vitin 2020, kur sipas studimit vendi ka regjistruar nje zvogëlim te popullsisë me 50.401 persona ose e thëne ndryshe 6 greke me pak ne cdo një ore.

Sipas te dhënave, Greqia regjistron një rënie të popullsisë për të 10-in vit radhazi kur prej vitit 2010, popullsia është reduktuar me 464,583 persona, ndërsa trendi në rënie ka filluar nga viti 2005.

Rritja më e madhe e popullsisë  me mbi 122.500 persona është regjistruar nga 1975-1980. 5 vjeçar shumë produktiv ishte edhe periudha 1990-1995 ku ka pasur një rritje të popullsisë prej 1.1%, ose e thëne ndryshe me mbi 103.000 njerëz në vit.

Elementi i dyte me shqetësues i këtyre statistikave është padyshim rritja e moshës mesatare të popullsisë së Greqisë gjate vitit te kaluar ne 45.6 vjeç qe është një rekord negativ i të gjitha kohërave pasi brenda një viti, siç thuhet ne mënyre karakteristike, Greqia u plak me dy vjet(ne 2019 ishte 43,8).

“Rritja e jetëgjatësisë në kombinim me uljen e lindjeve e sjellin popullsinë e Greqisë në prag të pensionist”-theksojnë analistet. Sipas statistikave Greqia po plaket prej vitit 1955 kur mosha mesatare e rreth 8 mln banoreve atëherë ishte vetëm 26,9 vjeç.

Gjithashtu përshtypje te madhe krijon tashme edhe fakti se 85% e grekeve jetojnë ne qytet duke braktisur fshatrat, ndërsa 25 vjet me pare kjo shifër ishte vetëm 54%.

Ne se ky trend vazhdon, Greqia ne vitin 2050 do te ketë vetëm 9 milion banore ,kurse Turqia me numer lindjesh gati 900.000 me shume çdo vit, sic shkruajnë disa prej gazetave te mëdha vendase, do te ketë kaluar shifrën prej 97 milion banoresh.

Bazuar në këto të dhëna, shtypi dhe specialistet e fushës risjellin edhe nje here si teme kryesore problemin demografik, me të cilën duhet të përballen qeveritë, per te marre masa të menjëhershme për të ndryshuar ecurinë negative të regjistruar gjate dekadës se fundit.

Top Channel