Byroja Kombëtare e Hetimit rihap garën për vendet vakante për hetues.
Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të BKH-së thuhet se do të hapet sërish gara për pozicionin e punës “Hetues”, për vendet vakant.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant .
Me qëllim që kandidatët që do të aplikojnë të kenë informacionin dhe mundësinë për t`u pregatitiur për testin e aftësive fizike në LINK 1, bashkëlidhur, do të gjeni tabelat me sistem pikësh për çdo komponent gare.
Falenderojmë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit
Top Channel