Një 42-vjeçar nga Berati është kapur nga policia pasi ishte i dënuar me një vit burg pasi kundërshtoi punonjësin e rendit.
Shtetasi me iniciale B.C., banues të Drenovë të Poliçanit, është dënuar nga gjykata me një vit heqje lirie.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
B.C., 42 vjeç, banues në Drenovë, Poliçan.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar atë me 1 vit burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel