Arrestohen dy persona në Shkodër/ Ushtruan dhunë fizike ndaj grave, njëri rrahu bashkëshorten në sy të fëmijëve

03/02/2021 12:23
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër për veprat penale “Dhunë në familje”.

Një 43-vjeçar, banues në Bleran ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa një 44 vjeçar, banues në Shkodër, ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

P.B., 43 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; E.Gj. 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA