Tiranë/ Digjen 4 makina në një garazhd, policia: Ky është shkaku…
					 02/02/2021 08:44					
				
				
								
			Tiranë- 3 makina janë shkrumbuar nga flakët në garazhdin e një pallati në ndërtim në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, ku si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
Top Channel