Studimi i fundit: Një dozë e vetme e Pfizer nuk mjafton për të mbrojtur moshat mbi 80 vjeç nga varianti i Afrikës së Jugut

02/02/2021 17:21

Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës Pfizer mund të lërë disa pacientë të moshuar në rrezik për tu infektuar nga varianti i virusit së Afrikës së Jugut, sugjerojnë studimet.

Testet laboratorike nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan se një dozë e vetme e vaksinës mund të mos stimulojë një përgjigje imune mjaft të fortë për të vrarë llojin e ri të virusit tek moshat mbi 80 vjeç.

Shkencëtarët besojnë se proteina ‘spike’ e mutacionit E484K e variantit të Afrikës së Jugut, të cilën e përdor për t’u lidhur me qelizat njerëzore, ndihmon virusin të ‘fshihet’ nga mbrojtja natyrore e trupit.

Në një tjetër zhvillim shqetësues sot, shefat e shëndetësisë zbuluan se mutacioni tani është gjetur të paktën 11 herë në raste të ndryshme të njerëzve të infektuar me variantin Kent, duke rritur frikën se mund të bëhet një tipar i përhershëm i llojit britanik.

Shkencëtarët duke reaguar ndaj gjetjeve thanë se tani ishte ‘një kohë e mirë për t’u larguar’ nga strategjia e Britanisë me përdorimin e vetëm një dozë.

Tashmë të paktën 105 Britanikë janë infektuar me variantin e Afrikës së Jugut që nga dhjetori. Njëmbëdhjetë pacientë u infektuan pa pasur lidhje me dikë jashtë , gjë që sugjeron se varianti tashmë po përhapet në komunitet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta