Turqi, numri i personave të vaksinuar kundër COVID-19 tejkalon 2 milionë

01/02/2021 09:05

Turqia më 14 janar filloi fushatën e saj masive të vaksinimit kundër COVID-19, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë.

Numri i personave në Turqi që kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) tejkaloi shifrën 2 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave zyrtare, në fushatën e vaksinimit masiv në Turqi, nën të cilën profesionistët shëndetësorë po administrojnë injektimin e CoronaVac të blera nga kompania kineze SinoVac, përpjekjet për imunizim po zhvillohen normalisht.

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, mbi 2 milionë njerëz deri më tani janë vaksinuar.

Turqia më 14 janar filloi fushatën e saj masive të vaksinimit kundër COVID-19, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut mbi vaksinat, pastaj duke kaluar tek personat e moshuar.

Që nga muaji i kaluar Turqia po ashtu është duke zbatuar orë policore gjatë netëve dhe fundjavave për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, që kur u shfaq në dhjetor të vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.22 milionë personave në të gjithë botën.

Më shumë se 102 milionë raste dhe mbi 57 milionë të shëruar janë raportuar në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA