Analitisti Kreshnik Spahiu tha në Open se ndërkombëtarët, madje dhe vetë ambasadorja Yuri Kim, janë inkoherent në deklaratat e tyre për pastrimin e listave të deputetëve.
“Janë inkoherent, me të gjithë rajonin po mbajnë një standard për pastrimin e liderëve politike. Në Kosovë u kanë hequr të drejtën politike Kurtit dhe të tjerëve. Eleminimi i peshqve të vegjël nga listat nuk realizon asgjë”, tha ai.
Nga ana tjetër deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha mbrëmjen e sotme në “Open” se përderisa Kim bën thirrje do të thotë që ka informacione se partitë fusin në lista emra me të shkuar kriminale. Ai thekson se Partia Socialiste bën verifikime pa shkuar në komision dhe nuk ka raste të tilla.
“Fillojmë verifikimin pa vajtur tek komisioni. PD nuk na mbështeti. Kim ka informacione që partitë fusin në lista emra që në Vetting kanë dalë të pistë. Shqetësimi i ambasadores është që para këtyre zgjedhjeve edhe persona që kanë një percepim të lartë në publik dhe fakte që nuk kanë rezultuar penale të mos i fusin në listë. Në PS nuk ka kandidatë me të shkuar kriminale”, tha Hyseni.
Top Channel