Sot në mbrëmje vjen vaksina, Rama: Jemi pranë një marrëveshje me AstraZeneca

01/02/2021 15:06

Në një kohë kur e gjithë Europa është përfshirë në një “luftë të ftohtë” me ashpërsi deklaratash ndaj vonesave të kompanisë Pfizer, Shqipëria bën progres në marrjen e vaksinës anti-Covid,

Muhamed Veliu: Kryeministër! Mund të na bëni një përditësim për sa i përket ardhjes së vaksinës?

Edi Rama: Ju e shikoni se çfarë po bëhet me vaksinën dhe në çfarë katrahure është e gjithë Europa. Ndërkohë, ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer-it duhej të vinin në javën e tretë të janarit. Sipas konfirmimit të fundit, dozat e para do të vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza.

Muaji shkurt do të jetë muaji me qartësimin e të gjithë procesit thotë kryeministri Rama duke theksuar se e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë.

Edi Rama: Ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me AstraZeneca. Po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende. Janë tre shtete me të cilat ne po vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë.

Sipas kryeministrit Rama, skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht këtyre vonesave objektive që nuk janë të lidhura me ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA