Shkodër/ Kreu vrasje në vitin 2010, arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 11 vite burg (EMRI)

01/02/2021 14:07
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar, i identifikuar si Ylli Çeka është arrestuar nga forcat e Posaçme “Shqiponjat” në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 2010.

Ndaj Çekës u mor vendimi i formës së prerë për tu dënuar me 11 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Bie në prangat e Policisë një shtetas i dënuar me 11 vite burgim. Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat “ në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Ylli Çeka, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e formës së prerë të datës 18.02.2016, e ka dënuar me 11 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas, në datë 11.12.2010, ka qëlluar me armë gjatë një konflikti dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. V., i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA