Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike/ Xhaçka: Lajm i madh!
01/02/2021 16:13
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur mbi lajmin se Kosova dhe Izraeli do të kenë tashmë marrëdhënie diplomatike.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!” shkruan ministrja në një postim në Facebook.
Top Channel