I harruar pas tërmetit/ Në Cërrik familjes me 6 persona shiu po i shemb fare shtëpinë

01/02/2021 15:22

Pasojat e tërmetit të një viti më parë janë ende të mëdha në disa zona të vendit, por ka familje për të cilat nuk është kujtuar askush.

Banesa e Detar Kurtit në fshatin Shalës të Cerrikut dëmtua rëndë nga tërmeti, ndërsa shirat e vazhdueshëm të kësaj periudhe e kanë bërë atë krejtësisht të pabanueshme. Familja me 6 persona jeton vetëm me ndihmë ekonomike dhe shpresat për shtëpi të re janë shuar.

Çifti me 4 fëmijë jetojnë çdo ditë me frikën se banesa do tu shembet mbi krye ndërsa duket se janë mësuar dhe po bashkëjetojnë me shiun dhe ftohtin që hyn nga të gjitha anët. Familja e varfër bën apel për ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA