Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar disa ditë pasi humbi bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë duke shkruajtur një mesazh prekës.
Me anë të një postimi në Facebook, Margariti u shpreh se asnjëherë nuk është askush gati për të shkruar për ngjarje të tilla, megjithatë falenderoi çdo kënd që e ngushëlloi dhe i dha më shumë forcë.
“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkroi Margariti.
Kujtojmë se bashkëshorti i ministres, Artan Asllani ndërroi jetë në moshën 49 vjecare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të dy gëzonin një vajzë.
Top Channel