“Doja që të më spërkaste ‘pluhuri i zanave’ i Piter Panit”, Drita Abdiu rrëfen si i lindi dëshira për sportin ekstrem

01/02/2021 10:10

Drita Abdiu është e vetmja vajzë shqiptare nga Maqedonia e Veriut që merret me sportin ekstrem të paragliding (hedhje me parashutë).

Dëshira për këtë sport nisi që kur ishte fëmijë, por filloi të merret në moshën 18-vjeçare, ndonëse me vështirësi të madhe për të bindur familjarët.

“Çdoherë kam ëndërruar të fluturoj, shihja Piter Panin dhe aq shume doja që ai ‘pluhuri i zanave’ të ishte i vërtetë të spërkasë pak mbi kokë e të fluturoj bashkë me to”, u shpreh Drita në një lidhje me skype për “Wake Up”.

Prej dy vitesh ushtron këtë sport dhe vitin tjetër synon që të marrë pjesë në gara. Teksa shpjegonte emocionet që i dhuron ky lloj sporti, Drita u shpreh:

“Në fillim kur nisem që të fluturoj, vetëm shikoj anash dhe them ‘uau sa bukur’ është. Secili fluturim, e njëjta eksperiencë, ngelem e mahnitur ashtu, duke parë poshtë këmbëve të mia sidomos kur fluturoj mbi qytetin tim, në Tetovë. Është një ndjenjë shumë e bukur kur shoh Tetovën në pëllëmbë të dorës”.

Sa i përket familjes, në fillim e kishte të vështirë dhe merrte shumë telefonata nga prindërit, por tani duket se janë mësuar me faktin që Drita ushtron këtë sport ekstrem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA