Fotot e Teas dhe Beartit duke u puthur kanë krijuar debate të shumta në rrjet, duke nxitur edhe komente në rrjete sociale.
Andi doli i përputhur nga emisioni me Tean, por pas kësaj dolën foto të kësaj të vajzës me Beartin duke u puthur.
Ndërkohë, Fjorela, ish-konkurrentja e “PërPuthen”, e cila u largua nga emisioni, pasi deklaroi se kishte njohur një person jashtë programit, ka reaguar rreth kësaj situate.
Në Instagram, ajo shkruan se sa kohë ishte pjesë e emisionit, nuk është detyruar nga askush të bënte diçka që ajo nuk donte, apo të vepronte sipas një skenari.
Ajo thotë se në emision ka bërë çfarë ka dashur, pa pasur asnjë presion nga produksioni.
“Të shumtë janë ata që më pyesin rreth ndodhive të fundit që kanë ndodhur me konkurrentët e “PërPuthen”. Unë nuk di se çfarë të them pasi nuk mund të flas në emër të personave që kanë qenë protagonistë në ngjarjet e fundit, sepse janë ata që marrin vendimet dhe për çdo veprim mbajnë përgjegjësitë e tyre. E vetmja gjë që mund të them nga eksperienca ime në “PërPuthen” është se unë në atë realit-shoë kam bërë çfarë kam dashur pa qenë nën presioni e askujt, sepse askush nuk mund të më detyrojë mua të bëj një veprim kundër dëshirës sime. Të paktën mund t flas për veten time, që tek unë nuk ka guxuar njeri të më thotë të bëj skenar”, shkruan ajo.
Top Channel