“Çmenden” çmimet në Turqi/ Erdogan fajëson botën jashtë!

01/02/2021 11:45

Rritja dramatike e çmimeve të artikujve ushqimorë në Turqi po e rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ekspertët bëjnë qeverinë përgjegjëse, por presidenti turk ua vë fajin sipërmarrësve dhe botës së jashtme.

Prej dy vjetësh lira turke ndodhet në rënie. Kundër kësaj gjendjeje në fund të vitit të kaluar presidenti turk ndërmori një veprim me efekt mediatik: Ai shpalli  “epokën e re të ekonomisë” dhe këtë e pasuan largime spektakolare nga funksione të larta. Fillimisht u largua kreu i Bankës Qendore, Murat Uysal, pastaj ministri turk i Financave, që është edhe dhëndri i Erdoganit. Zyrtarisht Berat Albayrak është tërhequr për arsye shëndetësore. Deri tani nuk ndjehet gjë nga fillimi i ri, ndërsa luhatjet në valutë madje janë përkeqësuar.

Çmimet e artikujve ushqimore kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme muajt e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimeve të Zyrës së Statistikave të Turqisë, TÜIK, që publikon raportin vjetor, përqindja e inflacionit ka shkuar në 20,6%. Përqindja e inflacionit për perimet dhe frutat ndërkohë ka arritur një vlerë rekord prej 33,9%. Presidenti Erdogan në një intervistë pas lutjes të së premtes bëri përgjegjës tregtarët e pakicës për këtë gjendje. Ai njoftoi “dënime të ashpra”. Ndërkohë kritikët thonë se për inflacionin në tregun e artikujve ushqimorë në masë të madhe është përgjegjëse vetë qeveria, pasi sipas tyre qeveria konservatore-islame e AKP-së investoi me vite në mënyrë shumë të njëanshme në sektorin e ndërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA