Trendi më i fundit në mediat sociale, nuk është sfida Ice Bucket, apo filtrat e ndryshëm…tani, të famshmit dhe politikanët në të gjithë botën, kanë përveshur mëngët për të postuar ato që po njihen si ‘vaxxies’, ndryshe selfie të momentit në të cilin marrin vaksinën anti covid.
Ndërsa Vaxxies dërgojnë një mesazh të fortë se vaksinat janë të sigurta, ato janë po ashtu edhe një mundësi e shkëlqyer për selfie.
Imazhi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, teksa vaksinohej pasi kishte hequr këmishën, u bë viral ditë më parë. Me maskulinitetin e tij të shfaqur në foto, kishte nga ata që e krahasonin me kryeministrin Vladimir Putin gjysmë të zhveshur në sfidat e tij në natyrë.
Micotaqis sidoqoftë u vendos edhe nën kritika me një përdorues të rrjetit sociale që shkruante: Kryeministri grek po bën gjithçka që mundet për t’ia shitur njerëzve vaksinën”. Të tjerë ndërkohë flisnin për Boris Johnson, që mund të marrë vaksinën e tij live në TV, dhe të bëjë të njëjtën gjë si Micotaqis.
Trendi i vaksinimit me këmishën e zbërthyer vazhdon me deputetin britanik Brendan Clarke që e mori vaksinën pas punës vullnetare në spital dhe foton e postoi online.
Bill Gates po ahstu postoi një imazh të tij në twitter ndërsa vaksinohej. Floella Benjamin më pas përdori një foto të sajën duke mbajtur në dorë vaksinën. Shumë persona të famshëm, pjesa më e madhe të moshuar, kanë postuar vaxxies –et e tyre po ahstu. Mes tyre Ian McKellen, Arnodl Shvarceneger dhe Joan Collins.
Kjo e fundit madje edhe u krekos duke thënë se u vaksinua në të njëjtën ditë me mbretëreshën Elisabetë.
Për politikanët, ka një mesazh serioz pas trendit në mediat sociale. Është një mënyrë për të inkurajuar të tjerët që të vaksinohen. Në mediat sociale ndërkohë kanë qenë të dukshëm edhe postimet e vaksinimit të joe biden, kamala harris, nancy pelosi etj. E ky nuk është një trend tërësisht i ri.
Elvis Presley ishte fotografuar teksa merrte vaksinën kundër poliomelitit, në prapaskenën e The Ed Sullivan Show, në 1956.
Top Channel