
Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt përmes rrjeteve sociale.
“Yulia Navalnaya u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi kreu i departamentit juridik të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.
Theksojmë se rreth 2300 mbështetës të tij janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura kundër regjimit të Kremlinit.
Navalnyt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë pas rikthimit në atdhe nga Gjermania, ku ishte duke u shëruar me rastin e helmimit me nervin Novichok.
Top Channel