Lodra të ndaluara në Kosovë, 150 mijë copë do të kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen Kosova dhe Izraeli ketë të hënë do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja izraelite, ‘The Jerusalem Post’, teksa ka publikuar dhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta parandaluar këtë.
Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit.
Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.
Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim ‘The Jerusalem Post’.
Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendoste ambasadën e saj në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë.
Top Channel