Kosova dhe Izraeli ketë të hënë do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja izraelite, ‘The Jerusalem Post’, teksa ka publikuar dhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta parandaluar këtë.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit.

Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.

Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim ‘The Jerusalem Post’.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendoste ambasadën e saj në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA