
24/02 19:13
Pas shfaqjes së një çifti Italian në spektaklin më të ri të kërcimit, një tjetër çift I huaj zbarkon në Just Dance.
Tanabay dhe Mirka janë dyshja më e re e cila bëhet pjesë e programit. Djali me nacionalitet Turk dhe vajza sllovake duket se kanë sjellë një performancë të jashtëzakonshme, e cila ka lënë jurinë me gojë hapur.
Bazuar në rregullat e spektaklit, konkurrentët e rinj kanë sfiduar Adrianën në një duel ballë per ballë duke e eleminuar këtë të fundit nga gara.
Niveli i këtij spektakli rritet dita ditës dhe gara bëhet edhe më e fortë. Padiskutim që suksesi i Just Dance shihet qartë duke pasur si matës edhe jehonën e krijuar jashtë kufinjve shqiptar.
Top Channel