Si çdo javë, “E Diell” vjen me shumë surpriza për audiencën e gjerë në të gjithë Shqipërinë e më tej. Një nga programet më të ndjekura në vendin tonë, këtë javë zgjedh të vij me shumë ritëm, emocione dhe të papritura.

Rubrikat e “E Diell” duket se kanë rezervuar një mori ngjarjesh interesante.

Një nga pjesët më të preferuara të emisionit sic është Trotuari, ka vendosur të sjelli në fokus provincializmin. Temë e cila ka ngjallur jo pak polemika dhe deklarata në studio. Pa dyshim që nuk duhet humbur këtë javë.

Një tjetër rubrikë e cila ka bërë bujë shumë shpejt, madje duke marrë jehonë në mbarë vendin për situatat e krijuara dhe mjaft të kontestuara, është edhe Just Dance. Një tjetër prurje e huaj arrin të bëhet pjesë e emisionit. Dita ditës niveli i konkurrentëve bëhet edhe më i lartë dhe konkurenca midis garuesve rritet. Dhoma e relaksit është një tjetër pikë interesante e kësaj rubrike, debate me tone të larta dhe akuza të rënda shfaqen këtë të dielë.

Fëmijët e ëmbël të së Diellës vijnë më të bukur se kurrë më parë. Një nur më tepër i ka shtuar edhe e ftuara e tyre, Enada Hoxha, e cila ka treguar një anë tjetër të sajën të lidhur me familjen dhe prespektivën e së ardhmes.

E ftuar në Galeri, Rita Petro pritet të dhurojë shumë emocione. Ajo ka zbuluar një pjesë të marrëdhënies me bashkëshortin e saj, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë si pasojë e Covid-19.

Këto dhe shumë të tjera priten të transmetohen në “E Diell“, një program i cili është kthyer padiskutim në shoqëruesin më të mirë të shqiptarëve gjatë të dielave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA