Mbretëresha Elizabeth do të presë Biden para samitit të G7-ës

31/01/2021 15:13

Mbretëresha Elizabeth do të presë presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Pallatin Buckingham përpara samitit të G7-ës në qershor, njoftoi gazeta Sunday Times.

Duke e përshkruar si një pritje të “fuqisë së butë”, Sunday Times tha se mbretëreshës do t’i bashkohej princi i Wells-it, dukesha e Cornwall dhe duka e dukesha e Cambridg-it. Pallati nuk pranoi të komentonte mbi raportin.

Britania ka njoftuar planet për të mbajtur samitin e parë personal të G7-ës, në qershor në Cornëall, në Anglinë jugperëndimore. Kryeministri Boris Johnson shpreson që takimi të krijojë një konsensus se ekonomia globale duhet të rimëkëmbet nga pandemia e Covid 19 në një tregti të lirë dhe të qëndrueshme.

Ky është samiti i parë, ku Anglia merr pjesë si shtet jo anëtar i Bashkimit Europian dhe i pari për Joe Biden si kryeministër i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA