Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump, kur u përballëm me vështirësi nuk morëm… Një çift është martuar në një repart koronavirusi pas një apeli urgjent për një zyrtar civil që do të konfirmonte lidhjen, më shumë se 46 vite pasi ata u takuan për të parën herë.
78 vjeçari Philip dhe 88 vjeçarja Patricia, u martuan në spital ku kjo e fundit po kurohej për koronavirusin.
Martesa u mundësua pasi një anëtare e stafit të spitalit bëri një apel në twitter për të gjetur një zyrtar civil.
Çifti mundi kështu të thoshte “Po”-në e shumëpritur para zyrtarit civil dhe me dëshmitarë një infermiere dhe një mjek. Në fakt, çifti e kishte planifikuar martesën pas pandemisë, por pas shumë vitesh pritje, planet e tyre ndryshuan dhe ata kërkuan ndihmën e stafit të spitalit.
Vetë këta të fundit thanë se kishin kaluar një pasdite që nuk do ta harronin kurrë. Ndoshta nuk ishte dasma e ëndrrave, por stafi bëri çfarë mundi për ta bërë ceremoninë speciale duke dekoruar madje edhe dhomën e duka marrë hua unazat.
Vërtetë shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit munduan, por një lidhje e pritur prej kohësh mes dy njerëzve u zyrtarizua. Ndërkohë që me qindra persona kanë uruar online çiftin pasi fotot u publikuan në faqen e facebookut të shërbimit kombëtar të shëndetit në Britaninë e Madhe.
Top Channel