Llogaria e Instagramit të ish-ministres së Jashtme greke dhe motrës së kryeministrit Mitsotakis, Dora Bakojani është bërë pre e një sulmi kibernetik.

Piratë të internetit nga Turqia duke ndërhyrë në llogarinë e saj kanë hedhur në të video dhe fotografi.

Deputetja e Demokracisë se Re ka komunikuar me zyrat e kompanisë së rrjetit social në Dublin në mënyrë që të kryejë procedurat përkatëse dhe të shkarkohen nga llogaria e saj videot dhe fotografitë e hakerave nga Turqia.

Disa prej tyre kanë portretin e Qemal Ataturkut ndërsa një tjetër ka edhe një përshkrim të luftës greko-turke me mbishkrimin: ”Duke hedhur grekët nq det”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel