“Dita botërore e gjyshërve dhe të moshuarve”/ Papa krijon ditën katolike për të nderuar moshën e tretë

31/01/2021 13:41

Papa Françesku themeloi këtë të dielë një “Ditë Botërore për Gjyshërit dhe të Moshuarit” në Kishën Katolike Romake për t’u kujtuar një herë në vit për t’i nderuar të moshuarit dhe për të nënvizuar rëndësinë e tyre në shoqëri.

Papa Françesku, nëpërmjet një njoftimi të papritur mesditen e sotme, tha se kjo ditë do të shënohet të dielën e katërt të korrikut të çdo viti në komunitetet katolike në të gjithë botën.

Kisha Katolike tashmë ka një Ditë Botërore të Paqes, të cilën Papa Pali e themeloi në vitin 1967, një Ditë Botërore të Rinisë, të cilën Papa Gjon Pali II themeloi në vitin 1984 dhe një Ditë Botërore të të Varfërve, të cilën Françesku e filloi në 2017-ën.

Kisha Katolike në Romë vazhdimisht zhvillon ngjarje të veçanta dhe shërbime fetare në ditë të caktuara, për të tërhequr vëmendjen ndaj nevojave dhe veçorive të grupeve.

Papa 84-vjeçar, shpesh i ka bërë thirrje shoqërisë që të çmojë të moshuarit si një burim mençurie dhe përvojash dhe ai është ankuar për një “kulturë largimi” që i lë mënjanë sepse nuk janë më produktivë.

Burimi: Reuters

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA