Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Golem.

Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në bregdet, në zonën e Golemit, bashkia Kavajë ku i moshuari jetonte.

Nga hetimet paraprake rezulton se Latif Kumbara ka harruar ngrohësen elektrike ndezur dhe për pasojë banesa u përfshi nga zjarri.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA