Marrja e inerteve në lumin Mat ka shkaktuar problematika të shumta. Ura me harqe ose sic të gjithë e njohin ndryshe si ura e Zogut është dëmtuar.
Njëra këmbë e saj ka rënë më shumë se dy metra, kjo nga gërryerja që është bërë në afërsi të urës por edhe nga prurjet e shumta që ka pasur lumi mat gjatë ditëve të fundit. Pamjet e tregojnë mjaft qartë se si këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe.
Janë banorët e zonës ata të cilët tregojnë dëmin që i është bërë urës nga gërryerjet.
Edhe pse monument kulture i kategorisë së parë dhe një ndër objektet më të bukura në vendin tonë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e saj.
Që në momentin që u konstatuan dëmtimet, specialistët e monumenteve të kulturës kërkuan ndërhyrje të menjëhershme në të kundërt rrezikohet që lumi ta marrë me vete.
Top Channel