Të huajt nuk i ndali pandemia/ 14 162 persona kërkuan leje qëndrimi në vitin 2020

30/01/2021 20:01

14.162 të huaj kanë kërkuar leje qëndrimi në vendin tonë sipas të dhënave nga Instat.

Por cilët janë ata që përfitojnë nga kjo situatë? Në fakt në vitin e pandemisë duket se kjo shifër ja ka dalë të jetë në rritje në krahasim me 2017 që mbahej si viti me numrin më të lartë të të huajve që kërkuan leje qëndrimi në Shqipëri.

Agjencitë imobilare janë ato që akomodojnë këta të huaj, por çfarë kërkesash kanë dhe a janë ata të gatshëm të shpenzojnë sa më shumë në vendin tonë?

“Ne zakonisht perpara se te bejme nje analize ne fillim e nisim me ate paraardhes dhe nese e krahasojme me 2019 padyshim qe ne 2020 patem me shume kerkesa kjo per te huajt gjithmone. Kerkesat per blerje jane te centralizuara ne zonat bregdetare ndersa sa i perket atyre qe kerkojne shtepi me qera ato jane te perqendruara te motropoli pra ne kryeqytet.”

A janë të huajt të gatshëm të shpenzojnë më tepër se shqiptarët?

“Patjeter persa i perket pjeses te te huajve ata kane buxhete mente larta kjo per faktin e mundesive ekonomike por kane dhe favore sepse kompanite qe i punesojne sponsorizojne dhe marrdhenjen e qerase.”

Cilët kanë më shumë teka në kërkesat e tyre shqiptarët apo të huajt?

“Hmmmm le te themi te huajt, nuk u ve faj pjesen e sigurise e kane shume te rendesishme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA