
Në një kohë kur në të gjithë Evropën po shtohen kritikat ndaj kompanisë Pfizer për vonesat në shpërndarjen e vaksinës, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka bërë progres për sa i përket marrjes të sasisë së parë të vaksinave anti-covid.
“Duhet të heqim dorë nga pagat uniformë të mjekëve”, tha kryeministri e shkuar drejt atyre sipas meritës. Për t’i dhënë fund Tireve në spitalet shqiptare, Edi Rama përmendi modelin turk të menaxhimit.
Kryeministri komentoi edhe propozimet e PD për taksimin.
Investimet në blegtori me fokus standardizimin e mishit kryeministri e quajti revolucion ndërkohë që tregjet evropiane mbeten të mbylla Edi Rama, e shikon zgjidhjen në tregje të tjera.
Nga bashkëbisedimi me banorët e Kocës kryeministri tregoi se qeveria është duke përgatitur një program nga ku përmes një formule financiare synohet të shkohet drejt zero të pastrehë.
Top Channel