Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren
Korça është përfshirë nga reshje të dobëta shiu gjatë natës, ndërsa temperatura ka qenë në vlera pozitive.
Deri tani, nuk ka pasur probleme në akset rrugore nacionale, ku vijon qarkullimi i automjeteve normalisht dhe pa probleme.
Në segmentin e Dardhës nga km 8 deri në km 13 nga firma kontraktore po punohet me kriposje, sepse në këtë zonë ka pasur reshje të përziera të shiut dhe dëborës. Rruga rurale Shtyllë-Panarit në njësinë administrative Vithkuq është e vetmja rrugë që mbetet e pahapur nga dëbora.
Ndërsa nga informacionet e dhëna nga OSHEE, pa energji është zona e Lekasit, disa fshatra të njësisë administrative Moglicë, Peshtani, Kodrasi, fshatrat Peshkëpi dhe Lumas Pogradec, si dhe disa fshatra që furnizohen nga fidri i Mollasit Ersekë.
Top Channel