Fotografitë e Teas dhe Beartit të PërPuthen, duke u puthur  janë bërë virale orët e fundit në rrjet.

Ka qenë vetë Bearti, i cili e ka pranuar lidhjen me Tean ndërkohë që në rrjetet sociale ka postuar edhe një video me Tean.

Pas kësaj histori në rrjet kanë shpërthyer memet, por jo vetëm kaq! Të tjerë i kanë thurur dhe vargje. Blogeri, Olti Curri ka publikuar një video të një të riu, i cili i ka dedikuar disa vargje historisë Tea-Andi-Beart.

“Populli i thur vargje historise se Teas, Andit dhe Beartit…”, ka shkruar Olti krahas videos.

Ndërkohë i riu në Video thotë:

“Sa u nda Andi dhe Tea, në atë moment më ra rrufeja.

Prej atyre shikoja emisionin, o sa shumë më gëzonin!

Pse ky vit vetëm me lëndime?

Pse moj Tea na fal trishtime?

Për ju të dy jam zënë me të shtëpisë, bërtisja thoja Andi dhe Tea janë perfektë, tjerëve iu kam vu vizë.

Unë Shqipes nuk i besova dhe ja sa shumë u lëndova!

Ah moj Tea, moj Tea, si nuk po më bjen rrufeja!”, thotë ai, ndërsa ndjekësit e kanë pritur me shumë të qeshura.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA