Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi janë çifti më i ri i showbiz-it, të cilët konfirmuan romancën e tyre ditën e djeshme duke bërë bujë të madhe në të gjitha mediat.
Pak ditë pasi doli e “përputhur” me Andin nga emisioni “Për’Puthen”, Tea dhe partneri i saj (gjithashtu ish-konkurrent në emision), konfirmuan lidhjen.
Por çfarë deklaronte Tea në takimin e parë brenda programit?
Ajo gjatë këtij takimi, deklaroi se nuk do ta zgjidhte Beartin jashtë programit, megjithatë krejt e kundërta ndodhi.
Tea: Beson se ka një energji mes nesh ?
Bearti: Ndihemi mirë. Ka një lloj vibe.
Tea: Ka qenë një zgjedhje edhe kur të ftova në takim. Ka qenë një zgjedhje që unë në jetën reale nuk do e bëja. Jashtë PërPuthen.
Bearti: E pse kështu?
Tea: Ka qenë një kshtu hajde se po provoj dicka. Sepse zakonisht jam e fokusuar, te një djemtë që… duken më tepër artistik.
Bearti: A nuk po të dukem artistik unë?
Tea: Në tjetër lloja arti.
Top Channel