Erdhi fundi i sezonit të katërt të spektaklit të preferuar të së shtunave mbrëma “Shiko Kush LUAN” dhe nuk kishte si të mos kishte një sfidë për autoren dhe moderatoren e programit Luana Vjollca.
Këtë herë autorja u vendos në sfidën “E kam bërë, s’e kam bërë”, lojë kjo e cila u vendos nga preferencat e publikut dhe u zhvillua nga pyetjet e stafit dhe kapitenëve të katër sezoneve të cilët ishin të gjithë në skenë sonte.
Luana na zbuloi shumë të pathëna sonte, por në një mënyrë shumë “funny”.
Autorja zbuloi se ndonjëherë edhe mund të mos e ketë patur mendjen gjatë regjistrimit pasi ka qenë duke “debatuar” me stafin në “WhatsApp”, mund ta ketë prerë në montazh “tek-tuk” edhe sfida apo lojëra nga emsioni. Ka patur raste edhe kur moderatorja ka qeshur me të madhe, por të ftuarit nuk e kanë kuptuar, por një mement e shpjegoi dhe “fajin” e kishte Flor Binaj. Mund të jetë zënë me një nga kapitenët se është vonuar dhe iu drejtua Rez Veleshnjës. Pyetjes “Ke harruar çdo obligim tjetër në jetën tënde për shkak të “Shiko Kush LUAN”?”, autorja zbuloi se vërtet i është përkushtuar më shumë kohë “bebit” të saj, emisionit. Me të qeshur Luana zbuloi se ndoshta edhe ka patur ndonjë moment ku mund ta ketë ndryshuar skaletën pak minuta para xhirimit.
Top Channel