Luana Vjollca mban premtimin: Ja surpriza e yllit ndërkombëtar për shikuesit e “Shiko Kush LUAN”!

30/01/2021 23:45

‘Breaking Me’ është padiskutim ndër HIT-et më të dëgjuara ngado ditët e stome. Kjo këngë u krijua nga nga artisti me famë ndërkombëtare TOPIC dhe A7S (Alexander Tidebrink).

Padyshim kjo këngë është pëlqyer edhe në Shqipëri dhe “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën në finalen e sezonit të katërt kishte një surprizë nga Topic për ju. Autorja zbuloi se këtë sezon në program do të kishte emra mjaft të njohur me fame ndërkombëtare, por situata e pandemisë ka prishur planet.

Artisti me fame ndërkombëtare, kënga e të cilit ka kaluar mbi 1 miliard dëgjime nga e gjithë bota, erdhi në ekranin e Top Channel duke thënë dy fjalë për të gjithë shikuesit e “Shiko Kush LUAN”:

“Përshendetje Luana dhe të gjithë ndjekësit e spektaklit!

Unë jam Topic dhe doja të bëja një falenderim të madh për të gjithë në Shqipëri që suportojnë muzikën time. E vlerësoj shumë dhe do të kisha dashur shumë që të vija në finalen e sezonit, por për shkak të pandemisë është e pamundur. Jam shumë i sigurt që së shpejti kjo situatë do të ndryshojë dhe do të kem mundësi që të vij në Shqipëri. Deri atëherë qëndroni të sigurt dhe uroj tu shoh së shpejti!”

Nuk dimë nëse mes autores dhe Topic do të kemi një bashkëpunim muzikor, por ia lëmë kohës ta tregojë këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA