Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë Bulqizën prej disa ditësh dhe për pasojë, minatorët kanë hasur vështirësi për të shkuar në punë.
Ata janë detyruar të çajnë rrugën nga dëbora për të shkuar në vendin e punës dhe kanë përdorur parullën “Kromi çan bllokadën”.
Top Channel mëson se janë shumë minatorë të Bulqizës, të cilët punojnë në zonën Batër të Njësisë Administrative Martanesh ku trashësia e dëborës ka arritur në gati një metër.
Të detyruar për të fituar të ardhura, minatorët ecin rreth dy orë në këmbë për nxjerrjen e kromit. Ndonëse kanë tentuar të marrin makina të larta për të kaluar, nuk ia kanë dalë pasi dëbora shkakton rrëshqitje dhe rruga nuk është e pastruar për të bërë të mundur kalimin me lehtësi.
Top Channel