Franca mbyll kufijtë jashtë BE/ Ashpërsohen masat për të shmangur një karantinë të tretë kombëtare

30/01/2021 01:26

Këshilli i lartë i Mbrojtjes vendosi në një takim të minutës së fundit të ashpërsojë masat anticovid në vend, me qëllimin që të shmanget një karantinë e tretë.

Por Franca shtoi disa kufizime të tjera, përfshirë ndalimin e udhëtimit nga vendet jashtë Bashkimit Europian, me përjashtimin e rrugëtimeve të domosdoshme.

Të gjitha personat që mbërrijnë nga brenda BE-së sakaq duhet të paraqesin një test negativ Covidi. Disa rajone të vendit, përfshirë zonën e kryeqytetit, po përballen këto kohë me vonesa të vaksinimit, ç’ka shton presionin mbi autoritetet. Fushata e imunizimit në Francë ka mbetur shumë prapa, ashtu siç ka ndodhur dhe me fqinjët e saj europianë.

Shtete si Izraeli, Emiratet e Bashkuara apo edhe vetë Britania e Madha kanë vaksinuar tashmë pjesë të mëdha të popullsisë. Por duke qenë se vendet anëtare të Bashkimit Europian zgjodhën t`i siguronin vaksinat në mënyrë kolektive, problemet e furnizimit po e prekin tani Francën në të njëjtën masë me vende të tjera të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA