Çereku i popullsisë pa karta / Rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. shtohen thirrjet për aplikim

30/01/2021 19:56

Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta janë të hapura edhe të shtunën, pasi rreth 800 mijë zgjedhësve u kanë skaduar këto mjete identifikimi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit, rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa pothuajse 1/4 e popullsisë rrezikon të mos votojë në këto zgjedhje pasi u kanë skaduar mjetet e identifikimit.

Ndaj ministria e brendshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të aplikimit për të kryer procedurat e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave.

“Ne punojmë edhe të shtunën që të vijnë të aplikojnë se jemi hapur. Të shmangin radhët e grumbullimet prej covidit.”

 “Tani e mora. Më kishte skaduar në 2019. S’më kishte hyrë në punë.- Do votoni tani që e keni kartën? Si të ma jap penalltia. Nuk më intereson politika fare.”

Por nëse pensionistët po shfaqin më tepër interes për aplikim, të rinjtë ndikuar nga pandemia nuk po nguten në rinovimin e kartës ID apo pashaportës të skaduar, aq më tepër prej politikës.

“Kam qe ne muajt e parë të fillimit të covidit që nuk kam pashaportë e kartë identetiti më kanë skaduar. I kam konsideruar si para të shpenzuara kot kur nuk mund ti shfrytëzoj se smund të lëviz jashtë vendit. Kështu që sbesoj se do votoj…”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA