“Boll më!”/ Nuk kanë fund largimet nga LSI, të rinjtë i bashkohen sot Partisë Socialiste: Nuk ndihemi më të përfaqësuar ndaj LSI-së

30/01/2021 11:47

Anëtarët e LRI-së kalojnë me PS dhe deklarojnë se LSI është kthyer në partinë e shërbëtorëve të familjes.

Pas largimit të Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës nga LSI-ja e Beratit, një grup të rinjsh në qytetin e Beratit që pretendojnë se kanë qenë pjesë e strukturave të LSI-së kanë dalë në mënyrë demostrative në rrugë, dhe kanë shpallur kalimin në gjirin e Partisë Socialiste.

Të rinjtë deklarojnë se LSI-ja është kthyer në partinë e shërbëtorëve dhe kushërinjve të Metës dhe Kryemadhit, dhe tashmë ata nuk e gjejnë më veten e tyre brenda saj.

“Edhe unë nuk ndihem më e përfaqësuar si të gjithë ne. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Në këtë situatë që ka shkuar LSI të gjithë janë kthyer kundrejt zyrave të PS-së, si anëtarët më të rinjtë të kësaj partie”.

“Nuk jemi më të përfaqësuar ndaj LSI-së dhe jemi kthyer drejt zyrave të PS-së”, kjo është përgjigja e tyre kur ata pyeten se përse kanë marrë këtë vendim që të largohen nga kjo parti.

“Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike. Jemi të keq ardhur që LSI është kthyer sot në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtori i familjes se udhëheqjes. Mjafton të përmendim kryetarin e bashkisë dhe kandidatë të partisë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës. Si mund të bëhemi shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë?! LSI thotë se Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vet është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve të tjerë që tjetër bëjnë dhe tjetër thonë. Ne nuk jemi fasada e propagandës së Monikës dhe Metës, ndaj sot kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, por jo nga Shqipëria. Ne do të regjistrohemi si anëtarë të PS, aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI e kishin pasion jo pazar. Boll më! Do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam dhe PS”, thotë një prej të rinjve që i bashkohet sot PS.

Menjëherë pas takimit në rrugë të rinjtë janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste dega Berat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA