Agjencia Europiane e Barnave i dha dritën jeshile përdorimit të vaksinës së kompanisë britanike AstraZeneca tek personat mbi 18 vjeç. Vaksina, e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është e treta që miratohet në bllokun evropian.
Shtetet do të mund të vendosin vetë se kë do të vaksinojnë në radhë të parë pasi të miratohen vaksinat. Më herët gjatë kësaj jave, Komisioni për imunizim i Gjermanisë u shpreh se nuk e rekomandon dhënien e kësaj vaksine për personat mbi moshën 65-vjeçare, duke përmendur mungesën e të dhënave rreth efektit që ka kjo vaksinë për këtë grupmoshe.
Mbretëria e Bashkuar e ka përdorur vaksinën e kompanisë AstraZeneca në programin e saj për imunizim masiv. Zyrtarët atje besojnë se vaksina është e sigurt dhe ofron “nivele të larta të mbrojtjes”. Ndonëse e miratoi vaksinën, Teksa ka konfirmuar vaksinën, Agjencia Europiane e Barnave theksoi se shumica e pjesëmarrësve në studime mbi testimet kanë qenë të moshës 18-55 vjeç.
Aty përmendet përmendur se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme sesi funksionon vaksina te personat më të moshuar, por pritet të ketë mbrojtje, “duke marrë parasysh se në këtë kategori është vënë re një përgjigje imunitare. Vendimi vjen në kohën kur BE-ja ka shprehur pakënaqësi publike ndaj kompanisë AstraZeneca për të cilën thotë se nuk po i mban premtimet e bëra për furnizimin.
Top Channel