Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë për 22 vjecaren Silvi Muho, e cila u përfshi në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në autostradën Vlorë Levan, ku si pasojë humbi jetën 23 vjecarja Anxhela Çapo.
Seanca është zhvilluar në ambjentet e Spitalit Rajonal Vlorë, ku dhe ndodhet 22 vjecarja e cila pritet ti nënshtrohet një operacioni në këmbë. Seanca është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza dhe prokurore Eranda Lazaj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi masën “arrest shtëpie” për 22 vjecaren.
Nga hetimet paraprake u dyshua se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.
Në videot e siguruara ditën e djeshme nga Top Channel shihen dy vajzat teksa udhëtojnë në aksin Fier-Vlorë me një shpejtësi “skëterrë”, duke i kaluar 160 km në orë.
Pamjet janë filmuar nga vetë vajzat, 3 minuta para aksidentit tragjik. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, sipas njoftimit të policisë në orën 19:25 minuta. Ndërkohë që videot e bëra nga vajzat janë në orën 19:22 minuta, pra 3 minuta para përplasjes fatale të makinës me trafik-ndarësen që ishte vdekjeprurëse për 23-vjeçaren.
Top Channel