Aksidenti në Shkodër/ Punonjësi i policisë përplas për vdekje 59 vjeçarin që udhëtonte me bicikletë
30/01/2021 00:45
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik-Shkodër.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se punonjësi i policisë, shtetasi Gjergj Gjeloshi, duke drejtuar një mjet “Fiat” përplasi për vdekje Aglim Shkambaj, 59 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit u dërgua fillimisht në Spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Aksi në fjalë mbetet një nga më problematikët në vend, për shkak te aksidenteve të shumta gjatë gjithë vitit.
Top Channel