Në Shqipëri 1 në 10 fëmijë abuzohen seksualisht.

Kështu thuhet në raportin e përvitshëm “Për rastet e abuzimeve seksuale me fëmijët”, të publikuar së fundi në vend. Një nga gjetjet është se 23% e grabitqarëve seksualë janë të punësuar në Administratën Publike Shqiptare.

Altin Hazizaj: Pjesa më e madhe e tyre janë mësues dhe jo vetëm. Janë persona që paguhen me taksat tona, dhe që kanë akses nëpër mjedise ku ka fëmijë. Ata kryejnë krime seksuale në orarin e punës, në kohën kur fëmijët ndodhen nëpër mjedise që kontrollohen nga shteti. 92% e viktimave të dhunës seksuale, janë fëmijë vajza.

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që fëmijët, viktima të abuzimit seksual jetojnë në zona të njëjta më dhunuesin, dhe një prej shkaqeve kryesore, që ata nuk zhvendosen, është pamundësia ekonomike.

Është gjetur që 58 % e këtyre viktimave jetojnë në të njëjtën lagje me grabitqarin seksual.

Altin Hazizaj: Nuk largohen, sepse ligji për strehimin social nuk është zbatuar siç duhet. Dhe kjo është një kritikë për të gjitha bashkitë e vendit.

Një fëmijë që është pre e dhunës dhe abuzimit seksual, që po na dëgjon tani, ka disa mundësi për të denoncuar, së pari është Policia e Shtetit, numrat 112, ose 129, mekanizmi i dytë është linja e fëmijëve 116-111, dhe mekanizmi i tretë mund të na telefonojë apo shkruajë direkt neve.  Krimet seksuale ndaj fëmijëve janë krime që prekin jo vetëm një, por shumë fëmijë.

Periudha 1 vjeçare e pandemisë nuk i frenoi krimet seksuale ndaj fëmijëve, përkundrazi I shumëfishoi , por këtë herë në online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA