Të falimentuar prej pandemisë/ Elbasan, Industria e turizmit kërkon mbështetje
30/01/2021 12:11
Industria e turizmit vazhdon të jetë më e prekura nga pasojat e Covid 19 ndërsa drita në fund të tunelit nuk duket ende.
Ndërkohë që dhjetëra biznese kanë shpallur falimentin, të tjerat mezi mbajnë frymën ndërsa numri i të papunëve të këtij sektori shtohet dita ditës.
Industria turistike kërkon mbështetje edhe pse sipas tyre, qeveria refuzon të shohë tatëpjetën që ka marrë ky sektor.
Tashmë shpresat duket se i kanë humbur edhe më të apasionuarit e udhëtimeve, teksa edhe kompanitë ajrore dhe agjencitë turistike ndërkombëtare nuk bëjnë parashikime më shumë se dy mujore, edhe këto anulohen sapo afrohet data.
Top Channel